AMBASADA E RUMANISË
në Republikën e Shqipërisë

Rumania

Vendodhja: Në jug-lindje të Evropës Qëndrore, në veri të Gadishullit Ballkanik, në Danubin e poshtëm.  

Kufijtë: Kufijtë e Rumanisë kanë një total prej 3.149,9 km. Dy të tretat e saj (2.064,4 km) përbëhen nga Danubi dhe lumenjtë Prut dhe Tisa ose vijojnë në bregdetin e Detit të Zi, ndërsa një e treta (1.085,5 km) përfaqëson kufirin tokësor. Ujrat teritoriale rumune shtrihen deri ne 12 milje në Detin e Zi.

Fqinjët
Rumania kufizohet me pesë shtete, fqinji i gjashtë është Deti i Zi. Në Veri-Lindje është kufiri me Republikën e Moldovës (681,3 km), në Veri dhe Lindje Ukraina (649,4 km), në Jug-Lindje Deti i Zi (193,5 km), në Jug Bullgaria (631,3 km), në Jug-Perëndim Sërbia (546,4 km) dhe në Veri Hungaria (448,0 km).

Sipërfaqja
Ështe 238.391 km2, sa ajo e Britanisë të Madhe, fakt i cili pozicionon Rumaninë në vënd të 80-të në botë dhe në vënd të 13-të në Evropë.
Rumania ka forme vezore, duke u shtrire 735 km nga perëndimi në lindje dhe 530 km nga veriu ne jug.
Shpërndarja e sipërfaqes: tokë bujqësore (39,2%), pyje (28%), kodra (20,5%), vreshta dhe pemishte (2,3%), godina, rrugë (4,5%), ujëra (3,7%), zona të tjera (1,8%).

Ndarja administrative
Sipas nenit 3 të Kushtetutës, teritori i Rumanisë ka një organizim administrativ te përbërë nga komuna, qytete dhe rrethe.
Komuna
, njësi themeltare e organizimit administrativ, formohoet nga një ose me shumë fshatra dhe udhëhiqet nga një këshill vendor dhe një kryetar i zgjedhur. Rumania ka 2.685 komuna të cilat përmbajnë 13.285 fshatra, respektivisht një mesatare prej 5 fshatra për komunë.
Qyteti, ështe njsia administrative e udhëhequer nga një keshill bashkiak dhe një kryetar i zgjedhur. Qytetet me të rëndësishme mund të shpallen municipalitete. Rumania ka 263 qytete, nga të cilat 82 janë municipalitete.
Rrethi është njësia administrative e udhëhequr nga këshilli i rrethit dhe një prefekt. Këshilli i rrethit zgjidhet per të kordinuar aktivitetin e këshilave të komunave dhe këshillave të bashkive, duke patur si qellim përqëndrimin e interesit te sherbimet publike me rëndësi në nivel rrethi.  Qeveria emëron një prefekt në çdo rreth për të qënë përfaqësuesi i saj ne nivel vendor. Rumania ka 41 rrethe plus municipalitetin-kryeqytet Bukureshtin, i cili ka një statut të ngjashëm me rrethin. Një rreth ka mesatarisht një sipëfaqe prej 5.800 km2 dhe nje popullsi prej 500.000 banorë.

Kryeqyteti
Bukureshti është qyteti më i rëndësishëm dhe më i populluar i Rumanisë, si qëndër politike, administrative, ekonomike e vëndit. Gjendet në Jug-Jug/Lindje të Rumanisë. Qyteti shtrihet ne një sipërfaqe prej 228 km2 dhe ka një popullsi prej 2.016.000 banorësh (e cila pëffaqëson 9% të popullatës së vëndit dhe 15% të popullatës urbane), duke që në qyteti i tretë si numër banuesish ne rajon pas Athinës dhe Stambollit. Qyteti i Bukureshtit është përmëndur për herë të parë në vitin 1459, si kështjellë froni e „Ţării Româneşti” nën udhëheqjen e Vlad Ţepeş, edhe pse si vendbanim daton nga shekulli i XIV-të. Midis shekujve XVII-XIX, Bukureshti ishte kryeqyteti i „Ţării Româneşti”, ndërsa ne vitin 1862 u bë kryeqyteti i Rumanisë.

Qytete
Nga 263 qytete, 25 kanë një populsi më të madhe se 100.000 banorë. Tetë nga këto kanë më shumë se 300.000 banorë, midis të cilave kryeqyteti Bukuresht (më shumë se 2.000.000), Iashi (350.000), Konstanca (327.000), Brashov (316.000) dhe Kraiova (314.000).

Popullsia: 21.528.600 (janar 2008)
Si popullsi, Rumania është vedi i 43-të në botë, i 9-ti në Evropë. 55% e popullsisë jeton në qytete ndërsa 45% në zonë rurale. Popullata e gjinisë mashkullore përfaqëson 48,7% dhe ojo femërore  51,3%.

Kombësitë: rumunë 89,5%, hungarezë (përfshi secui) 6,6%, rroma 2,5%, të tjerë 1,4%

Fetë: Të Krishterë-Orthodoksë - 86,7%; Romano-katolikë - 4,7%; Protestantë - 3,2%; Greko-katolikë - 0,9%, Evangjelistë - 0,1%; Unitaristë - 0,3%; fe te tjera - 0,4%

Gjuha zyrtare: gjuha zyrtare, gjuhë ametare per 91% të popullsisë të vendit. Minoritetet etnike janë te lira të përdorin gjuhën amtare në shkolla, administratë, sistemin gjygjësor, shtyp, kulturë etj. Gjuha hungareze flitet nga minoriteti etnik më i madh, ndërsa gjuha gjermane nga minoriteti etnik gjerman. Gjuhët e huaja me te përdorura momentalisht ne Rumani janë anglishtja, fërngjishtja dhe gjermanishtja.

Monedha kombëtare

Monedha kombetare zyrtare në Rumani është (nga viti 1867) lei (lei rumun. Emërtimi (omonim me emërtimin e kafshës luan) vjen nga Löwentaler (i cili kishte figurën e një luani në revers), monedhë argjëndi e cila qarkullonte në Hollandë duke filluar me shekullin e XVI-të, duke u shndëruar më vonë ne një monedhe vlerësimi. Nëndarjet e e lei është ban, 1 lei = 100 de bani. Duke filluar nga viti 1991, inflacioni hoqi praktikisht nga përdorimi këtë nendareje. Këmbimi valutor i brëndshëm i Lei filloi në vitin 1991. Kursi i këmbimit është i ndryshueshëm. Liberalizimi monetar i tanishëm hyri në fuqi në shkurt te vitit 1998. C’do qytetar rumun është i lire të kryejë tranzaksione valutare për c’do lloj shume. Ne datën 1 qershor 2005 u fut në qarkullim lei i ri, duke u hequr 4 zero nga lei i vjetër (1 lei i ri = 10.000 lei të vjetër). Gjithashtu u rivendos dhe nëndarja e lei (ban). Momentalisht qarkullojnë monedhat 1, 5, 10 dhe 50 bani dhe kartmonedhat 1, 5, 10, 50, 100 dhe 500 lei.

Festa Kombëtare
Në vitin 1990, 1 dhjetori u caktua dita kombëtare. Kjo ditë përfaqëson festimin e Bashkimit të Madh në Alba Iulia, në vitin 1918, kur u votua bashkimi i Transilvanisë me Rumaninë, moment në të cilin u bashkuan të gjithë rumunët ne një shtet dhe realizimi i bashkimit shtet-komb rumun. Festa zyrtare
1 dhe 2 janar (Viti i Ri), dita e parë dhe dita e dytë e Pashkëve, 1 maj, e diela e Rëshajeve dhe dita pas saj (maj/qershor), 15 gushti (Fjetja e Shën Marisë), 30 nëntor Shën Andrea, 1 dhjetor festa kombëtare, 25 dhe 26 dhjetor (Krishtlindje).

Ora zyrtare
Ora e Evropës Lindore (GMT + 2 ore). Nga viti 1979, fluksi orar i verës (GMT + 3 ore) aplikohet duke filluar me të djelën e fundit e muajit mars deri te dilen e fundit të muajit tetor. Rumania ka te njëjtin fluks orar me Republikën e Moldavisë, Finlandën, Greqinë, Izraelin, Egjiptin dhe Republikën e Afrikës të Jugut.
Shteti rumun
Forma e qeverjises: republikë
Rumania ështe një shtet sovran dhe i pavarur, kombëtar, unitar dhe i pandashmëm.
Shteti është i organizuar sipas kriterit te ndarrjes dhe barazisë të pushteteve – Legjislativ, Ekzekutiv dhe ai gjyqësor, në kuadër te demokracisë kushtetuese, i garantuar nga pluralizmi politik.

Presidenti i Rumanisë
Përfaqëson shtetin rumun dhe garanton pavarësine kombëtare, unitetin dhe integralitetin teritorial të vëndit (me një mandat 5 vjeçar).

Legjislativi
Parlamenti i Rumanisë ka dy dhoma: Senati i Rumanisë dhe Dhoma e Deputetëve.

Ekzekutivi
Qeveria e Rumanise udhëhiqet nga Kryeministri, i ngarkuar nga Presidenti i Rumanisë për formimin e Kabinetit dhe Programit Qeverisës i miratuar nga Parlamenti me votë mirbesimi.

Drejtësia
Pavarësia garantohet nga Këshilli i Lartë i Magjistraturës; gjyqtarë të pandëruheshëm.

Rumania është shtet antar i OKB, NATO dhe nga data 1 janar 2007, antar me të drejta të plota i Bashkimit Evropian.

Emërimi: Rumani
Ky emër u morr në vitin 1862, pas themelimit të shtet-kombit nëpërmjet bashkimit të dy principatave, Valahia dhe Moldova, në vitin 1859. 
Përshkurtimi ndërkombëtar ROU.

Vara în România
Vara în România
Vara în România
Vara în România
Vara în România
Vara în România
Vara în România
Vara în România
Vara în România

Festimi i Festës Kombëtare të Rumanisë në Tiranë

12/04/18

Në datën 3 dhjetor 2018, Ambasada e Rumanisë në Tiranë organizoi pritjen kushtuar festimit të Festës Kombëtare të Rumanisë dhe të…

Festimi i Festës Kombëtare të Rumanisë në Korçë

12/03/18

Në daten 1 dhjetor 2018, në Korçë, Ambasadori i Rumanisë, SH.T.Z. Mircea Perpelea, morri pjesë në pritjen e organizuar nga Konsulli i Nderit i …

Zhvillohen në Tiranë punimet e “Sesionit të 9-të të Komisionit të Përbërë Ndërqeveritar Rumuno-Shqiptar të Bashkëpunimit Ekonomik, Shkencor dhe Teknik”

11/11/18

Ne datat 8 dhe 9 nëntor 2019, në Tiranë, u zhvilluan punimet e Sesionit të 9-të të Komisionit të Përbërë Ndërqeveritar Rumuno-Shqiptar të …

Promovimi i librit "Duke ardhur në shtëpi, në Evropë... nga Lindja" në qytetin e Fierit

11/05/18

Në datën 2 nëntor 2018, në bibliotekën "Dritero Agolli" në Fier, u bë promovimi i librit "Duke ardhur në shtëpi, në Evropë... nga…

Vizita në Rumani e Ministres të Mbrojtjes të Shqipërisë

11/01/18

Në periudhën 30-31 tetor, ministrja shqiptare e mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka bëri një vizitë zyrtare në Rumani me ftesë të homologut të saj…