AMBASADA E RUMANISË
në Republikën e Shqipërisë

Home

Ministri i deleguar George Ciamba mori pjesë në aktivitetin e fundit të Presidencës së Rumanisë të Këshillit të BE-së, në kuadër të dimensionit parlamentar

Sot, më 24 qershor 2019, ministri i deleguar për Çështje Evropiane, George Ciamba mbajti një fjalim me rastin e Konferencës së organeve parlamentare të specializuara në çeshtje komunitare dhe evropiane (COSAC), aktiviteti përfundimtar i dimensionit parlamentar i Presidencës të Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Europian, zhvilluar në praninë e Kryeministres të Rumanisë, Viorica Dăncilă.

Në fillim të fjalës së tij, Ministri George Ciamba falënderoi Parlamentin e Rumanisë, veçanërisht Komisiont për çështje evropiane, për përfshirjen e vazhdueshme dhe konsistente në zhvillimin me sukses të mandatit të Rumanisë së Presidencës të Këshillit të BE-së. Gjithashtu përcolli falënderime Parlamentit Evropian, një partner i sinqertë dialogu, që lejoi përparimin e prioriteteve të Presidencës rumune.

Në prani të rreth 1,000 delegatëve, ministri George Ciamba prezantoi arritjet e Presidencës së parë rumune të Këshillit të BE-së, një provë e përkushtimit të Rumanisë ndaj projektit evropian.

"Rezultatet tregojnë se Rumania ka vepruar, në cilësinë e Presidencës, në mënyrë efikase dhe pragmatike, ka arritur të kalibrojë siç duhet objektivat, burimet dhe përpjekjet, ka treguar guxim dhe qëndrueshmëri duke respektuar limitet tradicionale të kopetencave të një Presidence të Këshillit. Është rikonfirmim i faktit se Rumania i jep, me siguri, një vlerë të shtuar projektit evropian, se Rumania vazhdon të punojë për konsolidimin e Bashkimit Evropian dhe unitetin dhe kohezionin e shteteve anëtare", deklaroi ministri Ciamba.

Me anë të kapacitetit për të arritur shumicën e kualifikuar, Rumania ka arritur të marrë dakortësi të rëndësishme për miratimin e disa direktivave dhe rregulloreve të mbetura prej kohësh në pritje. Ministri George Ciamba dha shembullin e miratimit të Direktivës për Gazën. Zyrtari rumun gjithashtu theksoi përpjekjet e Presidencës rumune për të përmirësuar legjislacionin zgjedhor i cili të parandalojë keqpërdorimin e të dhënave personale nga partitë politike evropiane apo fondacione, por gjithashtu dhe angazhimin total në luftimin e fenomenit të keqinformimit dhe lajmit të rremë.

Ministri i deleguar për Çështje Evropiane tregoi se Presidenca e Rumanisë e Këshillit të BE-së ishte e ankoruar në realitet, e përshtatur për sfidat aktuale. Ai përmendi në fjalimin e tij përpjekjet për nisjen e dialogut për krijimin e një industrie të fortë evropiane, të bazuar në teknologjitë e inteligjencës artificiale. Rumania ka kontribuar në lehtësimin e proçesit të reflektimit mbi të ardhmen e sistemit energjetik evropian, por dhe në krijimin e një dialogu të qëndrueshëm dhe koherent me qëllim zhvillimin e një vizioni të përbashkët në nivelin e Bashkimit Evropian në lidhje me ndryshimet klimatike.

Mandati gjashtëmujor i mbajtur nga Rumania ishte i mbushur me sfida. Ministri Ciamba kujtoi se Presidenca veproi si një ndërmjetës i paanshëm, duke mbajtur "rezervën e saj të neutralitetit". Kjo qasje ka ndihmuar në menaxhimin e dosjes Brexit duke finalizuar 14 propozime legjislative me rolin e kufizimit të efektit përçarës të një tërheqje pa marrëveshje të Britanisë të Madhe. Vuri në dukje rolin e Presidencës rumune në gjetjen e kompromisit të nevojshëm për të avancuar diskutimet mbi buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian dhe për të marrë, nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike, disa konkluzione mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian.

"Rumania do të mbetet e angazhuar, përtej mandatit të Presidencës së Këshillit të BE-së, në pozicionin kombëtar, për konkretizimin e këtij objektivi dhe bazohemi në një vlerësim strategjik dhe të orientuar drejt së ardhmes për hapjen e negociatave të pranimit me të dy shtetet – Republikën e Maqedonisë të Veriut dhe Shqipërinë - në vjeshtë të këtij viti", përfundoi ministri.

Sursa: Ministria e Punëve të Jashtme

Rumania vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për Shqipërinë

12/01/19

Rumania vazhdon ndihmën humanitare për Shqipërinë të prekur rëndë nga tërmeti, duke u përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet e…

Ekipi i shpëtim-kërkimit i Ministrisë të Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, përfundoi misionin dhe kthehet në vend

11/30/19

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, ka përmbushur misionin e tij dhe kthehet në…

Ekipi RO-USAR ka filluar operacionin e kërkimit-shpëtimit në Shqipëri

11/27/19

Menjëherë pas zbarkimit në Shqipëri, ekipi RO-USAR u vendos në një bazë detare në qytetin e Durrësit. Më pas, duke filluar nga ora…

Mesazh ngushëllimi nga Ministri i Punëve të Jashtme Bogdan Aurescu drejtuar homologut të tij shqiptar Gent Cakaj

11/26/19

Komunikatë për shtyp Gjatë ditës së sotme ministri Bogdan Aurescu i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi ministrit në detyrë për Evropën…

Mesazh ngushëllimi dërguar nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta

11/26/19

Komunikate për shtyp Presidenti i Rumanisë, zoti Klaus Iohannis, dërgoi, ditën e martë, 26 nëntor, një mesazh ngushëllimi, Presidentit të …