AMBASADA E RUMANISË
në Republikën e Shqipërisë

Home

Prezantimi i rezultateve të Presidencës rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian

Në datën 12 korrik 2019, në Shtëpinë e Evropës në Tiranë, Ambasada e Rumanisë, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian, organizoi një aktivitet për prezantimin e rezultatateve të arritura gjatë periudhës në të cilën vendi ynë mbajti Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, nga 1 janari deri më 30 qershor 2019.

Në fjalën e hapjes, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasadori Luigi Soreca, nënvizoi suksesin e Presidencës rumune, duke thënë: "Jemi këtu për të festuar përfundimin e suksesshëm të Presidencës rumune në Këshillin e Bashkimit Evropian". Ai theksoi, në veçanti, numrin mbresëlënës të nismave legjislative të miratuara gjatë mandatit të Rumanisë, duke u dhënë të pranishmëve dhe disa shembuj të cilët i konsideroi si më të rëndësishmit. Ai gjithashtu iu referua kontekstit të vështirë politik, duke përfshirë Brexit gjatë kohës të Presidencës, e cili zgjidhi një numër çështjesh të rëndësishme: "Presidenca Rumune ofroi", ishte deklarata e mbylljes e Ambasadorit Soreca, i cili më pas informoi se Finlanda është Shteti Anëtar që mori Presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Rumania.

Nga ana e tij, Ambasadori i Rumanisë, SH.T.Z. Mircea Perpelea, vuri në dukje se mandati i Rumanisë ishte kompleks, një projekt ambicioz me një karakter unik ashtu si nga risia, por edhe nga sfidat, të cilat me siguri do të jenë të papërsëritëshme pas 13 apo 14 vjetësh, ai ishte ciklik nga specifika e tij.

Presidenca rumune ka bërë përparim të qëndrueshëm në të katër shtyllat e përcaktuara në fillim të mandatit të saj nën moton "Kohezioni, një vlerë e përbashkët evropiane": (1) Evropa e konvergjencës; (2) Evropa e sigurisë; (3) Evropa, aktor global; (4) Nxitja e solidaritetit dhe kohezionit të Bashkimit Evropian.

"Dimensioni sasior, i cili përfshin rezultatet e shquara të arritura në 100 ditët e para të mandatit tonë, përfshin përfundimin e 90 dosjeve legjislative, më shumë se 1,700 aktivitete të organizuara në Rumani gjatë gjashtë muajve të mandatit, marrjen e shumicës së kualifikuar për avancim në projekte të ndjeshme në pritje, përgatitja e Bashkimit Evropian për çdo lloj rezultati të procesit të Brexit apo arritja e angazhimeve të forta për rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor - është i dukshëm dhe i vlerësuar në një shkallë evropiane".

Ambasadori i Rumanisë tha se një moment kyç i këtij semestri ishte Samiti i Sibiut, i cili u zhvillua në datën 9 maj dhe dërgoi një mesazh uniteti brenda Bashkimit Evropian dhe një angazhim të vendosur për veprim të përbashkët në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, Ambasadori i Rumanisë rikujtoi se Rumania u angazhua të vepronte si një ndërmjetës i vërtetë i paanshëm gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së për të krijuar zgjidhje për avancimin e axhendës evropiane.

"Sot, mund t'ju siguroj se, me mbështetje nga të gjithë partnerët tanë të dialogut në Bashkimin Evropian ne kemi mbajtur premtimin tonë. Shumë nga rezultatet shumë të mira të Presidencës tonë janë kryesisht për shkak të aftësisë sonë për të mbajtur rezervën tonë të neutralitetit. Mandati i parë i Presidencës na lejoi të përmbushim të gjitha prioritetet. Ne kemi arritur të mbajmë në axhendë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, marrëdhëniet BE-Turqi, Partneritetin Lindor, Azinë Qendrore, rajonin e Detit të Zi, axhendën e sigurisë (SGUE dhe PSAC) , dhe kemi dhënë një kontribut të vazhdueshëm në thirrjen multilaterale të BE-së".

Më tej, Ambasadori Perpelea tha se vëmendje e veçantë i është kushtuar veprimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor gjatë Presidencës Rumune. "Me gjithë një kontekst të ndërlikuar politik, ne kemi qenë në gjëndje të mbajmë kushtet e nevojshme për të vazhduar axhendën e zgjerimit duke mbajtur partnerët të angazhuar në diskutime. Ne organizuam takime të shumta me vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, përfshirë një drekë pune me rastin e takimit Gymnich në Bukuresht, duke favorizuar si garantimin e vëmendjes së nevojshme në rajon ashtu dhe një shkëmbim informal të pikëpamjeve, aq më tepër sa nevojitet nevoja për një shtysë për rajonin". Ambasadori i Rumanisë iu referua gjithashtu konkluzioneve të CAG të qershorit për zgjerimin, të miratuara nën presidencën e Rumanisë, i cili mbeti në përputhje me angazhimin e bërë tashmë një vit më parë nga vendet anëtare të BE.

Lidhur me Shqipërinë, në prezantimin e tij, Ambasadori Perpelea theksoi në mënyrë të veçantë përpjekjet e vazhdueshme të Rumanisë për të mbështetur dhe nxitur përpjekjet e Shqipërisë për të hapur negociatat e pranimit. "Gjatë mandatit tonë, Rumania vazhdimisht ka dhënë një mesazh pozitiv mbi përgatitjet e bëra nga Shqipëria për nisjen e negociatave të pranimit në BE duke filluar nga vlerësimi dhe rekomandimet e përfshira në paketën e zgjerimit të Komisionit Evropian të botuar më 29 maj 2019, Rumania ka bërë përpjekje të mëdha në dialogun me shtetet anëtare dhe me partnerët në rajon dhe në bazë të një procesi kompleks negociatash, ka pasur sukses në ruajtjen e impulsit pozitiv dhe momentit të dinamikës të proçesit të zgjerimit, pasi Presidenca Rumune arriti të miratojë një formulim ambicioz dhe një afat kohor për një vendim të qartë dhe thelbësor në këtë drejtim sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se tetori 2019. Në këtë kontekst, ne kemi inkurajuar një reflektim mbi mënyrën e prioritizimit të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore, veçanërisht në atë se si BE është angazhuar në iniciativa dhe struktura të ndryshme rajonale".

Për më tepër, për herë të parë, Rumania organizoi një seminar rajonal në Sarajevë në mars, i cili mblodhi drejtorët e Ballkanit Perëndimor të shteteve antëtare, përfaqësuesit e SEAE dhe Komisionit Evropian, si dhe drejtorët e shteteve pjesëmarrëse në procesin e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore. "Ndoqëm sjelljen në vëmendjen e BE-së dhe të rajonit të një ndryshimi konceptual në bashkëpunimin rajonal, bazuar në një përdorim më efektiv të mekanizmave të bashkëpunimit rajonal në dispozicion".

Ambasadori i Rumanisë gjithashtu solli në vëmendjen e pjesëmarrësve angazhimin e Rumanisë për të nxitur përfshirjen qytetare në mesin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, një nga interesat kryesore të vendit tonë, duke përfshirë organizimin e një konference në Bukuresht mbi këtë temë në maj, e cila ishte një pikë kulminante e Presidencës.

"Nisma jonë ofroi një mjedis pozitiv për të frymëzuar mënyra krijuese për t'i dhënë të rinjve mundësinë për të identifikuar dhe përmirësuar perspektivat e tyre profesionale në vendet prej të cilave vijnë. Diskutimet kanë mundësuar transferimin e praktikave më të mira dhe shkëmbimin e përvojave midis profesionistëve të rinj në proçesin e reformave ekonomike, demokratizimin dhe pjesëmarrjen qytetare".

Në përfundim, Ambasadori i Rumanisë shprehu bindjen e tij se Rumania ka forcuar profilin e saj në Evropë, duke u bërë më e fortë, më e besueshme dhe më e rëndësishme gjatë Presidencës së saj të BE-së. "Unë besoj fuqimisht se kjo rrugë do të vazhdojë pas Presidencës, sepse kemi pjekurinë institucionale dhe politike të nevojshme për të kryer me sukses çdo projekt tjetër të rëndësishëm kombëtar".

Fundi i aktivitetit u shënua nga ceremonia e dhënies, nga ana e Ambasadorit të Rumanisë të simbolit të Presidencës rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian, pasuar nga një video e shkurtër që tregonte aktivitetet kryesore të organizuara në Bruksel, Bukuresht, Sibiu dhe Tiranë. Ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizata ndërkombëtare të akredituara në Tiranë, gazetarë dhe të ftuar të tjerë.

Galeri Foto

Rumania vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për Shqipërinë

12/01/19

Rumania vazhdon ndihmën humanitare për Shqipërinë të prekur rëndë nga tërmeti, duke u përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet e…

Ekipi i shpëtim-kërkimit i Ministrisë të Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, përfundoi misionin dhe kthehet në vend

11/30/19

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, ka përmbushur misionin e tij dhe kthehet në…

Ekipi RO-USAR ka filluar operacionin e kërkimit-shpëtimit në Shqipëri

11/27/19

Menjëherë pas zbarkimit në Shqipëri, ekipi RO-USAR u vendos në një bazë detare në qytetin e Durrësit. Më pas, duke filluar nga ora…

Mesazh ngushëllimi nga Ministri i Punëve të Jashtme Bogdan Aurescu drejtuar homologut të tij shqiptar Gent Cakaj

11/26/19

Komunikatë për shtyp Gjatë ditës së sotme ministri Bogdan Aurescu i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi ministrit në detyrë për Evropën…

Mesazh ngushëllimi dërguar nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta

11/26/19

Komunikate për shtyp Presidenti i Rumanisë, zoti Klaus Iohannis, dërgoi, ditën e martë, 26 nëntor, një mesazh ngushëllimi, Presidentit të …