Në periudhën 11-14 tetor, Teatri i Dramaturgëve të Rumanisë i Bukureshtit, mori pjesë në edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit "SKAMPA", një nga aktivitetet më të mëdha të teatrit në Shqipëri, i cili zhvillohet çdo vit në qytetin e Elbasanit, me shfaqjen Marina&Ulay, me pjesëmarrjen e aktorëve Maia Morgenstern dhe Marius Bodochi, nën drejtimin artistik të Alexandru Nagy dhe drejtimin teknik të Bogdan Vladu. Skenari i përket dramaturges Edith Negulici.
Dashamirësit e teatrit rumun, patën mundësinë të shikojnë shfaqjen "Marina&Ulay" e cila paraqet historinë e dashurisë, gjallërinë artistike, kujtimin e disa prej përformancave artistike më mbresëlënëse në histori të Marina Abramović dhe Ulay, ditën e Shtunën, 12 Tetor, në Teatrin "Skampa" në qytetin e Elbasanit dhe të Dielën, 13 Tetor, në Qendrën e Artit "ArTurbina" në Tiranë.
Gjithashtu, me rastin e vizitës në Tiranë, në mëngjesin e 13 tetorit, në Qendrën e Artit "ArTurbina" në Tiranë, zonja Maia Morgenstern u ofroi studentëve të teatrit dhe arteve të dramës një Masterclass, në të cilin morën pjesë profesorë, aktorë dhe regjizorë të rëndësishëm të skenës shqiptare, kritikë të teatrit, si dhe personalitete nga fusha e kulturës.
Profili i këtij festivali, nga edicionet e para, është krijuar në bazën e shkëmbimit të përvojës dhe ideve midis artistëve, interpretimeve alternative dhe prezantimit të vlerave në fushën e arteve të skenës dhe teatrit. Në edicionin e këtij viti, festivali j’u përmbajt origjinalitetit të tij, duke shmangur të gjitha qasjet tradicionale dhe duke qenë i hapur për të gjitha shprehjet artistike dhe format inovative të të shprehurit.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor "SKAMPA" organizohet nga Shoqata Shqiptare e Teatrit Bashkëkohor A.T.K. dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Bashkia Elbasan.
Pjesëmarrja Rumune u bë e mundur me mbështetjen e Institutit Kulturor Rumun dhe Ambasadës së Rumanisë në Republikën e Shqipërisë.
12/01/19
11/30/19
Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, ka përmbushur misionin e tij dhe kthehet në…11/27/19
11/26/19
Komunikatë për shtyp Gjatë ditës së sotme ministri Bogdan Aurescu i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi ministrit në detyrë për Evropën…11/26/19
Komunikate për shtyp Presidenti i Rumanisë, zoti Klaus Iohannis, dërgoi, ditën e martë, 26 nëntor, një mesazh ngushëllimi, Presidentit të …