AMBASADA E RUMANISË
në Republikën e Shqipërisë

Home

Festimi i Ditës së Gjuhës Rumune në Korçë

Në datën 12 tetor 2019, në qytetin e Korçës, Qendra Rumune e Informimit organizoi një aktivitet për festimin e Ditës së Gjuhës Rumune, kushtuar poetit të madh kombëtar Mihai Eminescu dhe shkrimtarit rumun me origjinë shqiptare, Victor Eftimiu. Pjesa e parë e programit iu kushtua jetës dhe veprës së Victor Eftimiut, dhe pjesa e dytë përfshiu recitime me poezi në gjuhën rumune, në dialektin arumune të gjuhës rumune dhe përkthimet e tyre në shqip. Në hapjen dhe mbylljen e programit foli Ambasadori i Rumanisë në Tiranë, SH.T.Z. Mircea Perpelea, i cili nënvizoi rëndësinë e gjuhës rumune dhe dialekteve të saj në marrëdhëniet diplomatike dhe jo vetëm midis Rumanisë dhe Shqipërisë, si dhe marrëdhëniet e vjetra të miqësisë midis dy popujve.

Në pjesën e parë të programit u shfaq dokumentari i realizuar në vitin 1997 nga një ekip i stacionit televiziv kombëtar RTSh në Bukuresht, në gjurmët e shkrimtarit të madh Victor Eftimiu. Në vazhdim, aktorët Koço Qendro dhe Dhimiter Orgocka, të pranishëm në sallë, u ftuan të flisnin për takimin me Victor Eftimiun dhe audienca ndiqte në ekranin e dhomës imazhet nga dokumentari i bërë në vitin 1971 nga Donika Muci dhe Kujtim Gjonaj, me rastin e vizitës së shkrimtarit të madh në Shqipëri, në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe në fshatin e tij të lindjes, Boboshticë.

Zoti Arjan Kallco, një poet i mirënjohur korçar, lexoi disa fragmente nga kujtimet e njerëzve të kulturës që shoqëruan shkrimtarin, së bashku me personalitete të tjera të kulturës shqiptare të asaj periudhe. Pasazhet janë nxjerrë nga libri Shakatë tragjike te jetes sime të D. Bubanit, si dhe nga libri Nje lumë ndërmjet dy shenjtoreve të Niko Nikollës. Në vazhdim të programit, mjeshtri Dhimitër Orgocka lexoi poezinë Mama (Nëna) të V. Eftimiut, përkthyer nga Dionis Bubani.

Në pjesën e dytë të programit, u ftuan me rradhë fëmijët, studentët, mësuesit, miqtë, të cilët dëshironin të merrnin pjesë në këtë aktivitet, të gjithë të mbledhur rreth Qendrës Rumune të Informimit në Korçë, të recitojnë në Rumanisht, në dialektin arumun, por edhe në gjuhën shqipe. Nëpërmjet këtij momenti, u synua të bëhej një omazh poetit të madh Mihai Eminescu, si dhe shkrimtarëve dhe personaliteteve të të Shqipërisë dhe më gjerë, të cilët u mbështën në poezinë e Eminescut, duke e përshtatur atë në dialektin arumun ose duke e përkthyer atë në gjuhën shqipe (si L. Poradeci, Mitrush Kuteli, V. Bala, I. Kadare etj.). Këta ishin:

1. Ornela Lici, ish-studente në konservator në Rumani dhe aktualisht mësuese e muzikës në Shkollën e Muzikës Tefta Tacko Koco, recitoi O, rămâ.

2. Arjan Kallço, poeti që kontribuoi në organizimin e këtij aktiviteti, recitoi përkthimin e L. Poradecit O Qrejtro.

3. Daniela Stoica, koordinatore e Qendrës Rumune të Informimit - La steaua (Ylli),

4. Mirela Veriga e përshtati poezinë La Staua (Ylli) të M. Eminescut në te folurën fërsherote të dialektit arumun, e folur në zonën e Korçës.

5. Elena Tanço, Gjer tek ylli, përkthimi i poezisë La steaua nga I. Kadare.

6. Në vazhdim Ornela Liçi prezantoi një version të kënduar të Mbrëmjes në Kodër dhe Anash Plepave të Vetmuar në akordet e kitarës, shoqëruar nga Nuciel Doko.

7. Pas këtij momenti plot lirikë, vijoi poezia Zogjtë e përgjumur, recituar nga Elena Tona, e cila merr pjesë në kursin e gjuhës Rumune të Qëndrës Rumune të Informimit Korçë.

8. Mësuesja Vilma Koca, recitoi në dialekt Pui'li cu peani somnuroasi.

9. Zogjtë e fjetur u recitua edhe nga z. Dhimitër Orgocka në përkthimin e M. Kuteli nën titullin Gjumarshet zogj te mitur.

10. Xhensila Mirashi, një dashamirëse e madhe e gjuhës dhe kulturës Rumune, recitoi poezinë Şi dacă .... (Nëqoftëse).

11. Madalina Kallanxhi recitoi poezinë Dorința (Dëshira).

12. Elefteria Mihallari dhe Klaudia Lumi, aktualisht nxënëse në Shkollën e Mesme R. Qirinxhi, por edhe në kursin e gjuhës Rumune të organizuar nga të Qëndra Rumune e Informimit Korçë, recituan përkthimin në gjuhën shqipe nga Lasgush Poradeci të poezisë Dorința-Deshira.

13. Sofia Faber recitoi katër vargje nga Luceafărul (Luciferi).

14. Serena Kallanxhi recitoi 3 vargjet e para të Lacul (Liqeni).

15. Sidorela Kolaci kënaqi audiencën me mjeshtërinë e përkthimit të V. Balës, duke recituar Lacul (Liqeni).

16. Nikolla Tanço recitoi Bati, lai fluier, bati, një poezi të bukur nga Ilia Colonja.

17. Ana Veriga na foli për mallin te arumunët duke recituar vjershën Doru (Malli) të Mihai Preftit.

18. Akademik Kopi Kyçyku ju referua në fjalimin e tij, krijimit të poetit te madh rumun Mihai Eminescu.

19. Alesia Xhaxho na kujtoi për Dimandarea părintească (Porosia prindërore) përmes poezisë Arumanishtja e ëmbël e Theodor Zuca.

Aktiviteti u mbyll me poezinë Odă limbii române e Victor Eftimiut, recituar nga koordinatorja e Qëndrës Rumune të Informimit Korçë, pedagog dr D. Daniela Stoica, të cilës me këtë rast, Universum Academy nga Zvicra i dha diplomën e nderit për kontributin e saj në promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve kulturore rumuno-shqiptare.

Ky projekt u mbështet nga Ministria e Rumunëve të Kudogjendur, në bashkëpunim me Ambasadën e Rumanisë në Tiranë dhe Konsullatën e Nderit të Rumanisë në Korçë, dhe u realizua me ndihmën e institucioneve të rëndësishme vendore si RTSh, AQSHF (Arkivi Qendror Shtetror i Filmit), TVKorça dhe Hotel Grand.

Burimi: Qëndra Rumune e Informimit Korçë

Galeri Foto

Rumania vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për Shqipërinë

12/01/19

Rumania vazhdon ndihmën humanitare për Shqipërinë të prekur rëndë nga tërmeti, duke u përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet e…

Ekipi i shpëtim-kërkimit i Ministrisë të Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, përfundoi misionin dhe kthehet në vend

11/30/19

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, ka përmbushur misionin e tij dhe kthehet në…

Ekipi RO-USAR ka filluar operacionin e kërkimit-shpëtimit në Shqipëri

11/27/19

Menjëherë pas zbarkimit në Shqipëri, ekipi RO-USAR u vendos në një bazë detare në qytetin e Durrësit. Më pas, duke filluar nga ora…

Mesazh ngushëllimi nga Ministri i Punëve të Jashtme Bogdan Aurescu drejtuar homologut të tij shqiptar Gent Cakaj

11/26/19

Komunikatë për shtyp Gjatë ditës së sotme ministri Bogdan Aurescu i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi ministrit në detyrë për Evropën…

Mesazh ngushëllimi dërguar nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta

11/26/19

Komunikate për shtyp Presidenti i Rumanisë, zoti Klaus Iohannis, dërgoi, ditën e martë, 26 nëntor, një mesazh ngushëllimi, Presidentit të …