AMBASADA E RUMANISË
në Republikën e Shqipërisë

Home

Mesazh ngushëllimi nga Ministri i Punëve të Jashtme Bogdan Aurescu drejtuar homologut të tij shqiptar Gent Cakaj

Komunikatë për shtyp

Gjatë ditës së sotme ministri Bogdan Aurescu i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi ministrit në detyrë për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, me rastin e tërmeteve shkatërruese të ndodhura në Republikën e Shqipërisë mëngjesin e 26 nëntorit 2019, që shkaktuan 18 të vdekur dhe rreth 600 të plagosur, krahas dëmeve materiale të konsiderueshme.

Në mesazhin e tij, ministri i jashtëm rumun ka përcjellë ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe për popullin shqiptar, si dhe u uron shërim të shpejtë qindra të plagosurve.

Ministri Aurescu thekson në mesazhin e tij reagimin e shpejtë të palës rumune, nëpërmjet dërgimit të menjëhershëm të një ekipi kërkim–shpëtimi, në kuadër të Inspektoratit të Përgjithshëm të Emergjencave, me pajisje dhe teknikë ndërhyrjeje, që është instaluar në Republikën e Shqipërisë me dy avionë, të venë në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, si dhe shpreh të gjithë gatishmërinë e vendit të tij për periudhën në vijim, sipas kërkesave të palës shqiptare.

Sursa: Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë

Transporti i tretë me ndihma humanitare nga Rumania

12/05/19

Pas katastrofës në Shqipëri, u aktivizua mekanizmi evropian i mbrojtjes civile dhe Presidenti Klaus IOHANNIS bëri thirrje për përfshirjen…

Rumania vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për Shqipërinë

12/01/19

Rumania vazhdon ndihmën humanitare për Shqipërinë të prekur rëndë nga tërmeti, duke u përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet e…

Ekipi i shpëtim-kërkimit i Ministrisë të Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, përfundoi misionin dhe kthehet në vend

11/30/19

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, ka përmbushur misionin e tij dhe kthehet në…

Ekipi RO-USAR ka filluar operacionin e kërkimit-shpëtimit në Shqipëri

11/27/19

Menjëherë pas zbarkimit në Shqipëri, ekipi RO-USAR u vendos në një bazë detare në qytetin e Durrësit. Më pas, duke filluar nga ora…

Mesazh ngushëllimi nga Ministri i Punëve të Jashtme Bogdan Aurescu drejtuar homologut të tij shqiptar Gent Cakaj

11/26/19

Komunikatë për shtyp Gjatë ditës së sotme ministri Bogdan Aurescu i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi ministrit në detyrë për Evropën…