AMBASADA E RUMANISË
në Republikën e Shqipërisë

Home

Ekipi RO-USAR ka filluar operacionin e kërkimit-shpëtimit në Shqipëri

Menjëherë pas zbarkimit në Shqipëri, ekipi RO-USAR u vendos në një bazë detare në qytetin e Durrësit.

Më pas, duke filluar nga ora 00:00, zjarrfikësit e shpëtimit mbërritën në pjesën veriore të qytetit të Durrësit ku filluan operacionet e kërkimit-shpëtimit në një ndërtesë të shembur 6 katëshe, duke pasur të dhëna se ende mund të ketë të mbijetuar nën rrënoja.

Specialistët rumunë punojnë në zonën e Durrësit me ekipe nga Greqia, Kroacia dhe Turqia.

Këtë mëngjes, ishte programuar një takim i drejtuesve të ekipeve me autoritetet lokale për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit të të mbijetuarve.

Kujtojmë se, pas aktivizimit të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, Qeveria Rumune, me kërkesë të Presidentit Klaus Iohannis, për përfshirjen urgjente të vendit tonë në dhënien e mbështetjes dhe ndihmës për Shqipërinë, dërgoi ekipin e kërkim-shpëtimit RO-USAR të njësisë speciale të IGSU nga MPB në mbështetje të autoriteteve shqiptare.

Dy avionë C130 Hercules të vënë në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare transportuan ekipin RO-USAR në Shqipëri dhe 12 ton pajisje të nevojshme për ndërhyrjen.
Ekipi përbëhet nga 52 zjarrfikës, të akredituar nga OKB për misione  ndërkombëtare, katër qen të stërvitur për të shpëtuar jetë njerëzore dhe 2 vullnetarë të specializuar në trajnimin e qenve.

Ministri i Punëve të brendshme, Ion Marcel VELA, është në kontakt të përhershëm me kolonel Vasile PIRTEA, drejtuesin e ekipit të shpëtuesve, një profesionist i jashtëzakonshëm, për t'u informuar për çdo nevojë apo kërkesë të specialistëve tanë dhe për t'i zgjidhur ato me shpejtësi.

Galeria Foto

Sursa: MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME 

 

Transporti i tretë me ndihma humanitare nga Rumania

12/05/19

Pas katastrofës në Shqipëri, u aktivizua mekanizmi evropian i mbrojtjes civile dhe Presidenti Klaus IOHANNIS bëri thirrje për përfshirjen…

Rumania vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për Shqipërinë

12/01/19

Rumania vazhdon ndihmën humanitare për Shqipërinë të prekur rëndë nga tërmeti, duke u përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet e…

Ekipi i shpëtim-kërkimit i Ministrisë të Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, përfundoi misionin dhe kthehet në vend

11/30/19

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, ka përmbushur misionin e tij dhe kthehet në…

Ekipi RO-USAR ka filluar operacionin e kërkimit-shpëtimit në Shqipëri

11/27/19

Menjëherë pas zbarkimit në Shqipëri, ekipi RO-USAR u vendos në një bazë detare në qytetin e Durrësit. Më pas, duke filluar nga ora…

Mesazh ngushëllimi nga Ministri i Punëve të Jashtme Bogdan Aurescu drejtuar homologut të tij shqiptar Gent Cakaj

11/26/19

Komunikatë për shtyp Gjatë ditës së sotme ministri Bogdan Aurescu i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi ministrit në detyrë për Evropën…