Mardhëniet diplomatike u vendosën në 15/28 dhjetor 1913,në nivel legate, një vit pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Nga viti 1939, në periudhën e pushtimit Italian, në Bukuresht dhe Tiranë kanë funksionuar Konsullata. Në datën 17 mars 1948, u rivendosën mardhëniet diplomatike në nivel legatash ndërsa në datën 30 qershor 1954 u ngritën në nivel ambasade.
Ilir Tepelena ambasador i Shqipërisë ne Bukuresht paraqiti letrat kredenciale për akreditim në datën 29 janar 2015, ndërsa Mircea Perpelea, ambsadori i Rumanisë në Tiranë paraqiti letrat kredenciale për akreditim në datën 20 tetor 2016.
100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike dypalëshe u shënua me një shkëmbim letrash në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme (njoftim për shtyp) dhe një seri aktivitetesh[1], duke përfshirë dhe inaugurimin e Konsullatës së Nderit në Korçë më 7 dhjetor 2013, ku mori pjesë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.
Në korrik të vitit 2014 u përfunduan proçedurat për hapjen e Konsullatës së Nderit të R. Shqipërisë në Konstancë. Konsulli i nderit është Omer Susli.
Bashkëpunim kulturor-shkencor dhe në fushën e zhvillimit njerëzor
Qytete të binjakëzuara: Krajova-Pogradec, Konstanca-Durrës, Mangalia-Vlora, Giurgiu-Peshkopia.
[1] Simpozium shkecor “Mardhënie kulturore dhe historike rumuno-shqiptare” (Korçë 26-27 mars 2013). Koncert me muzikë klasike shqiptare dhe rumune, ofruar nga muzikantë nga Shqipëria të diplomuar në Universitetin Kombëtar të Muzikës në Bukuresht (Teatri Kombëtar i Tiranës 18 tetor 2013), ekspozita ‘Libri Shqiptar në Rumani: 1844 – 1913” (Bibloteka Kombëtare e Shqipërisë, 9 dhjetor 2013); aktivitet përkujtimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rumanisë, pasuar nga një ekspozitë me dokumente diplomatike.
12/01/19
11/30/19
Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, ka përmbushur misionin e tij dhe kthehet në…11/27/19
11/26/19
Komunikatë për shtyp Gjatë ditës së sotme ministri Bogdan Aurescu i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi ministrit në detyrë për Evropën…11/26/19
Komunikate për shtyp Presidenti i Rumanisë, zoti Klaus Iohannis, dërgoi, ditën e martë, 26 nëntor, një mesazh ngushëllimi, Presidentit të …