AMBASADA E RUMANISË
në Republikën e Shqipërisë

Home

Rreth Nesh

Ambasada e Rumanisë në Tiranë siguron përfaqësimin e Rumanisë në Republikën e Shqipërisë. Për këtë qëllim, detyrat e saj kryesore janë promovimi i interesave të Rumanisë në Republikën e Shqipërisë, promovimi dhe mbrojtja e interesave të shtetit rumun dhe qytetarëve rumunë, zhvillimi dhe përmirësimi i kornizës ligjore dypalëshe, zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe i lidhjes së komunitetit arumun të Shqipërisë me Rumaninë, mbështetjen e kompanive rumune duke siguruar të dhëna dhe duke shpërndarë sipas kërkesës informacione rreth tregut dhe mundësitë e kompanive vendase dhe promovimin e vlerave të kulturës, artit dhe shkencës së popullit rumun në Shqipëri.

I gjithë aktiviteti i Ambasadës është i bazuar në një miqësi të qëndrueshme midis dy vendeve, duke qenë se Rumania ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Shqipërisë. Kemi në konsideratë zhvillimin e partneritetit rumuno-shqiptar duke identifikuar dhe mbështetur mënyrat më të mira të bashkëpunimit politik, ekonomik, ushtarak, kulturor, akademik ose shkencor.

Ambasada ofron përkrahje të vazhdueshme për shtetasit rumunë të gjendur përkohësisht ose të përhershëm në territorin e Shqipërisë dhe kontribuon në mënyrë aktive në ruajtjen dhe zhvillimin e lidhjeve dhe dialogut të komunitetin arumun të Shqipërisë me Rumaninë.

Rumania vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për Shqipërinë

12/01/19

Rumania vazhdon ndihmën humanitare për Shqipërinë të prekur rëndë nga tërmeti, duke u përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet e…

Ekipi i shpëtim-kërkimit i Ministrisë të Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, përfundoi misionin dhe kthehet në vend

11/30/19

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, ka përmbushur misionin e tij dhe kthehet në…

Ekipi RO-USAR ka filluar operacionin e kërkimit-shpëtimit në Shqipëri

11/27/19

Menjëherë pas zbarkimit në Shqipëri, ekipi RO-USAR u vendos në një bazë detare në qytetin e Durrësit. Më pas, duke filluar nga ora…

Mesazh ngushëllimi nga Ministri i Punëve të Jashtme Bogdan Aurescu drejtuar homologut të tij shqiptar Gent Cakaj

11/26/19

Komunikatë për shtyp Gjatë ditës së sotme ministri Bogdan Aurescu i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi ministrit në detyrë për Evropën…

Mesazh ngushëllimi dërguar nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta

11/26/19

Komunikate për shtyp Presidenti i Rumanisë, zoti Klaus Iohannis, dërgoi, ditën e martë, 26 nëntor, një mesazh ngushëllimi, Presidentit të …