AMBASADA E RUMANISË
në Republikën e Shqipërisë

Home

Kopetencat e punonjësve konsullorë

Ambasada e Rumanisë në Republikën e Shqipërisë ofron asistencë konsullore:

  • qytetarëve rumunë pavarësisht shtetit ku banojnë;
  • personave të cilët kanë dhe nënshtetësi rumune (dynënshtetësi), në disa situata;
  • nënshtetasve të shteteve BE, në rastin në të cilin vendi i tyre nuk ka përfaqësi diplomatike në Shqipëri (në përputhje me nenin 20 të Traktatit të Bashkimit Evropian dhe me përcaktimet e Vendimit 96/409/PESC).  

 Çfarë mund të bëjnë përfaqësuesit e Ambasadës për t’ju ardhur në ndihmë:

  • Ofrojnë asistencë dhe mbrojtje konsullore qytetarëve rumunë në mënyrë të barabartë, pa dallim gjinie, race, moshe, feje, në limitet e përcaktuara nga normat e të drejtës ndërkombëtare dhe të përcaktimeve vendase në fuqi.
  • Trajton problemet tuaja në mënyrë profesionale dhe në përputhje të plotë me legjislacionin vendas ne fuqi.
  • Trajton informacionet e ofruara nga ju në përputhje me përcaktimet në fuqi lidhur me rruajtjen e të dhënave personale.
  • I përgjigjen kërkesave tuaja në një kohë sa më të shkurtër verbalisht ose/dhe me shkrim.
  • Ofrojnë shpjegime të qarta në bazë të përcaktimeve ligjore në fuqi.


Në raste të zakonshme:

  • Lëshon, sipas kërkesës, dokumenta udhëtimi të përkohëshme (tituj udhëtimi, pashaporta të përkohëshme) ose ju ndihmojnë në zëvëndësimin e dokumentave të identitetit të cilave ju ka kaluar afati i vlefshmërisë.
  • Ju ndihmon në marrjen e dokumentave të gjëndjes civile (çertifikatë lindje, martese ose vdekje).
  • Kryen shërbime noterie (noterizime të disa dokumentave të cilat ju nevojiten jashtë shtetit).
  • Ju ndihmon për marjen e dokumentave gjyqësore ose ekstragjyqësore nga Rumania.
  • Ju ofron ndihmë për rimarjen/heqjen dorë nga nënshtetësia rumune.


Në raste të jashtëzakonshme (arestime, aksidente, fatkeqësi natyrore, konflikte me armë etj.):

  • Ju kontakton në një kohë sa më të shkurtër nga momenti në të cilin vihen në djeni për situatën tuaj. 
  • Kryejnë veprime pranë autoriteteve shtetërore vendase të shtetit ku gjendeni për tu informuar në lidhje me situatën tuaj.
  • Sigurohen për faktin se ju respektohen të drejtat dhe ndërmarin veprime zyrtare në këtë drejtim.
  • Ju ofrojnë konsulencë të specializuar dhe asistencë konsullore në raste rëmbimi, humbje ose vdekje të personave të afërm.
  • Ju krijojnë kontakte me specialistë të cilët mund t’ju ndihmojnë (avokatë, përkëthyes, mjekë, firma funerali).
    KUJDES! Ministria e Punëve të Jashtme nuk mban përgjegjësi për cilësinë e këtyre shërbimeve.
     

Çfarë nuk mund të bëjnë përfaqësuesit e Ambasadës për ju:

  • Nuk mund të influencojnë proçedurat ligjore në vëndin pritës.
  • Nuk mund t’ju ndihmojnë të hyni në teritorin e vendit të rezidences në rastin në të cilin nuk jini të pajisur me dokumenta udhëtimi të vlefshme, vizë dhe nuk mund të kryejnë veprime të cilat bien ndesh me politikën e emigracionit të shtetit të rezidences.
  • Nuk mund të kryejnë hetime.
  • Nuk mund të zëvëndësojnë avokatët në rastet e proçeseve.
  • Nuk mund t’ju paguajnë faturat, huatë ose të ofrojnë hua.  
  • Nuk mund t’ju organizojnë udhëtime.  
  • Nuk mund t’ju gjejnë një vënd pune.  
  • Nuk mund t’ju ofrojnë strehim.  
  • Nuk mund të sigurojnë për ju një trajtim preferencial në institucionet shëndetësore ose të arestit.  


Për më shumë detaje në lidhje me asistencën konsullore, shikoni faqen web të Ministrisë të Punëve të Jashtme, - seksioni Asistencë konsullore.

Rumania vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për Shqipërinë

12/01/19

Rumania vazhdon ndihmën humanitare për Shqipërinë të prekur rëndë nga tërmeti, duke u përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet e…

Ekipi i shpëtim-kërkimit i Ministrisë të Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, përfundoi misionin dhe kthehet në vend

11/30/19

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, ka përmbushur misionin e tij dhe kthehet në…

Ekipi RO-USAR ka filluar operacionin e kërkimit-shpëtimit në Shqipëri

11/27/19

Menjëherë pas zbarkimit në Shqipëri, ekipi RO-USAR u vendos në një bazë detare në qytetin e Durrësit. Më pas, duke filluar nga ora…

Mesazh ngushëllimi nga Ministri i Punëve të Jashtme Bogdan Aurescu drejtuar homologut të tij shqiptar Gent Cakaj

11/26/19

Komunikatë për shtyp Gjatë ditës së sotme ministri Bogdan Aurescu i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi ministrit në detyrë për Evropën…

Mesazh ngushëllimi dërguar nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta

11/26/19

Komunikate për shtyp Presidenti i Rumanisë, zoti Klaus Iohannis, dërgoi, ditën e martë, 26 nëntor, një mesazh ngushëllimi, Presidentit të …