AMBASADA E RUMANISË
në Republikën e Shqipërisë

Home

Komuniteti Arumun

 

Rreth komunitetit arumun

Sipas të dhënave të Censusit në Republikën e Shqipërisë, të publikuara në datën 13 dhjetor 2012, në këtë vend egzistojnë 8.266 arumunë (0.3% e totalit të popullsisë brenda)

Sipas Atllasit Demografik të Shqipërisë (viti 2003), numri i arumunëve është 139.065.

Faqja e internetit e Komitetit Shtetëror për Minoritetet tregon një numër prej disa dhjetra mijë arumunësh. Pavarësisht provave gjuhësore, juridike dhe historike të mardhënies midis arumunëve dhe Rumanisë si shtet amë (kin-state), arumunët e Shqipërisë nuk njihen si minoritet kombëtar por si minoritet etno-gjuhësor (pa shtet amë).

Kjo situatë bllokon pasjen de facto nga ana e arumunëve e të drejtave specifike të personave të cilët i përkasin minoriteteve kombëtare (të parashikuara në Nenin 20 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë), ndërsa situata e minoritetit shqiptar në Rumani është tjetra, ai gëzon të gjitha këto të drejta.

Rumania ka ofruar, duke filluar nga viti 1993 bursa studimi të rinjve arumunë nga Shqipëria në të gjitha nivelet e studimit. Për vitin universitar 2016 – 2017 u ofrua një total prej 105 bursash nga të cilat u fituan 70.

Për vitin 2016 Departamenti për Rumunët e Kudogjendur miratoi 4 projekte me një vlerë prej rreth 25.000 euro dhe 30 vënde për të rinjtë arumunë në kamp pushimi, në kuadër të programit „ARC” 2016.

 


[1] 2.800.138 banorë, nga të cilët: minoritete kombëtare: 24.243 grekë (0,87 %), maqedonas – 5.512 (0,20%), malazezë – 366 (0,01%); minoritete të tjera etno-gjuhësore: roma – 8.301 (0,3%); komunitete të tjera etnike: egjiptianë - 0,12%; etni të tjera - 0,01%.

[2] Studimet e bëra midis viteve 2000 - 2002 nga qëndra e Studimeve Gjeografike të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me një Institut gjerman. 

Rumania vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për Shqipërinë

12/01/19

Rumania vazhdon ndihmën humanitare për Shqipërinë të prekur rëndë nga tërmeti, duke u përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet e…

Ekipi i shpëtim-kërkimit i Ministrisë të Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, përfundoi misionin dhe kthehet në vend

11/30/19

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, ka përmbushur misionin e tij dhe kthehet në…

Ekipi RO-USAR ka filluar operacionin e kërkimit-shpëtimit në Shqipëri

11/27/19

Menjëherë pas zbarkimit në Shqipëri, ekipi RO-USAR u vendos në një bazë detare në qytetin e Durrësit. Më pas, duke filluar nga ora…

Mesazh ngushëllimi nga Ministri i Punëve të Jashtme Bogdan Aurescu drejtuar homologut të tij shqiptar Gent Cakaj

11/26/19

Komunikatë për shtyp Gjatë ditës së sotme ministri Bogdan Aurescu i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi ministrit në detyrë për Evropën…

Mesazh ngushëllimi dërguar nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta

11/26/19

Komunikate për shtyp Presidenti i Rumanisë, zoti Klaus Iohannis, dërgoi, ditën e martë, 26 nëntor, një mesazh ngushëllimi, Presidentit të …